Në komunën e Gucisë me 16 tetor përkrah zgjedhjeve parlamentare u mbajtën edhe zgjedhjet lokale. Në zgjdhjet lokale për këtë komunë asnjë parti nuk fitoi shumicën e domosdoshme për të formuar pushtetin lokal.
Rezultatat e zgjedhjeve në këtë komunë dhanë këto rezultate: DPS 9 këshilltarë, Partia për Guci 6, Lidhja Demokratike dhe SD nga 4, koalicioni Alternativa shqiptare dhe UDSH 3, SDP 2, Partia boshnjake dhe SNP nga 1 këshilltarë.
Siç shkruan Vijesti, në seancën e parë të kuvendit të kësaj komune nuk u arrit që të zgjedhet kryetari i Kuvendit pasi partitë nuk kishin arritur të merren vesh për koalicionet paszgjedhore.
Mbledhjen konstituive të parlamentit lokal e karakterizoi bojkotimi i himnit nga ana e këshilltarëve të Lidhjes Demokratike.