Punëtorët e kompanisë së ndërtimit ,, Erlang “, e cila është duke ndërtuar një treg në anën jugore të Stadiumit të qytetit të Podgoricës, gjatë fundjavës së kaluar, gjatë gërmimit për rezervoar të karburantit nëntokësore të mbetur nga koha kur aty dikur ishte një pompë karburanti, kanë gjetur papritmas disa varreza të vjetra.
Kjo nuk është hera e parë që në këto mjedise përreth këtij stadiumi gjenden varreza të vjetra nga e kaluara e qytetit të Podgoricës. Kështu edhe në vitin 2014 është gjetur varri nga periudha antike, i vjetër më shumë se dy mijëvjeçarë. Siç pohojnë arkeologët, gjetja e këtyre varrezave nga koha antike konfirmon se në këtë vend ka pasur vazhdimësi të jetës që nga kjo kohë.
Siç mësohet nga analitika, për këto varreza janë njoftuar arkeologët dhe se pritet që ato do të dalin në teren.
Foto: Analitika