Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka nga ngarkuar Dushko Markoviqin nga radhët të DPS-it për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi. DPS si partia e cila në zgjedhjet e mbajtura në Mal të Zi ka fituar numrin më të madh të deputeteve, 36 të tillë, nuk mundet që e vetëm të krijojë qeverinë. Për formimin e qeverisë së re rol vendimtar do të kenë partite a pakicave, Partia Boshnjake, Koalicioni ‘Shqiptarët të vendosur’ dhe kroatët.
E përditshmja Vijesti e ditës së enjte jep disa detaje për bisedat që janë duke vazhduar si dhe kërkeat e partive të pakicave.
Kështu në kabinetin e ri të Dushko Markoviqit boshnjakët presin që të keni dyfish më shumë poste se sa kanë pasur deri tani. Koalicioni i shqiptarëve, të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë fituar një deputet, kërkon pozitën e zevëndëskryeministrit i cili do të përcillte vendimet politike, si dhe ministrinë e pakicave ose atë të diasporës. Nëse nuk do të kenë pozitën e zevëndëskryeministrit atherë do të ishin të kënaqur me minstrinë e rregullimit hapsinor.
Nga ana tjetër, partite opozitare kërkojnë nga kryetari Vujanoviq që të mos i jepet e drejta e formimit që qeverisë atyre që kanë më pak mandate se opozita e bashkuar.