Mbrëmjen e së premtes në Hotelin Mediteran të Ulqinit në një prani të numri të madh të pjesmarrësve u përuruar libri “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” të autorit Ali Bardhi.
”Sa herë që vija në vendlindje nga studimet në Stamboll , ballafaqohesha me varreza e gurvarre me mbishkrime arabe-osmane që dukeshin të vemuara dhe të shkreta. Koha e gjatë rrezikonte që pasardhësit të zbehnin kujtesen rreth të parëve të tyre”, kështu do të shprehej autori Bardhi duke iu drejtuar të pranishmeve rreth detajeve të nisjes së kërij studimij i cili përfundoi me botimin e librit të tij të parë.
Në shumë vendvarre janë gjetur emra tradicionalë të vendit si Zogo, Zojo, Syna, Hana, Ujk, Durro, Pirro, Agush, Voca, Çik etj.
Për rëndësinë dhe përmasat e këtij libri folën Ferid Duka, Behlul Kanaqi, Nail Draga, Gazmend Kovaçi, Ismet Kallaba dhe vet autori Ali Bardhi. Moderator i mbrëmjes ishte Hajredin Kovaçi.
Autori i këtij libri Ali Bardhi ka diplomuar në Fakultetin e Teologjisë në Stamboll ndërsa në vitin 2009 ka magjistruar. Aktualisht është kryeimam i Ulqinit.