Ada-bunaKomuna e Ulqinit deklarohet për katalogun e objekteve të përkoheshme në brigjet e Lumit Buna, hartuar nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, me datën 15.9.2016. ka dërguar vërejtjet e Komunës së Ulqinit Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm, në lidhje me propozimin e katalogut të objekteve të përkohshme në brigjet e Lumit Buna.

Qëndrimi i Komunës së Ulqinit, është që ky katalog është i paqëndrueshëm dhe se ai duhet ndryshuar. Katalogu si i tillë është në kundërshtim me dokumentet strategjike të vendit siç janë Strategjia e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2020, Master Plani i inovuar i zhvillimit të turzmit në Mal të Zi nga viti 2008 dhe Plani strategjik zhvillimor i Komunës së Ulqinit i miratuar në Kuvendin lokal. Këto dokumente nuk janë marrë në konsideratë, dhe posaçarisht habit fakti që katalogu është në kundërshtim dhe me pejsazhin natyrorë të Lumit Buna dhe Ujdhesës Ada.

Koncepti i katalogut ndryshon vlerat e Bunës, zvogëlon pejsazhin potencial dhe hapsirën autentike. Për këtë arësye me katalog nuk duhet paraparë objekte të tjerë të përkoheshëm dhe Ministria e turizmit dhe NP,,Te mirat detare,, nuk duhet të vazhdojë me dhënijen e lejeve të reja për vendosjen e tyre.

By admini