Kokteji-fundvitit-komuna
Foto: Luigj Shkrela, FB

Në hotelin ,,Mediteran,,  u organizua kokteji tradicional i fundvitit. Në prani të një numri të madh  të të ftuarve fjalën e rastit e mbajti  Kryetari i Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka  i cili  bëri  një vlerësim të punës në vitin 2014 dhe  projektet  që priten të  realizohen  në vitin e ardhëshëm.

Ai edhe me këtë rast vecoi se  Ulqini  ka mundësi të pafundme  zhvillimi  të cilat duhet  shfrytëzuar, andaj duhet ti  lëmë anash  ndasitë  dhe të gjithë , si një trup i  vetëm  të punojmë në interes të  qytetarëve  dhe të Ulqinit   tha Fatmir Gjeka. Më pas  ai tha  se vëmëndje  e vecantë do ti kushtohet  investimeve  të huaja  dhe hapjes së vendeve  të punës  për te rinjte  tanë, njofton shërbimi për informim  kryetarit të komunës së Ulqinit.

Kryetari , falendroi  Kuvendin, subjektet  politike, Kryetarin,  kryetarët e klubeve dhe  këshilltarët   për  miratimin e një sërë vendimesh të rënësishëm. Po ashtu dhe partnerët e  koalicionit  dhe resoret  ministrore respektivisht Qeverinë e Malit të Zi për  bashkëpunim.

Gjatë  ketij aktiviteti  u shpërblyen nxënësit më të mirë të shkollave,  tre  punëtorë  të  Drejtorisë së policise, njësIa  në Ulqin , si dhe  një numër i madh sportistësh dhe ekipesh sportive   të cilët kanë  pasur  suksese  të shumta  në gara të ndryshme  gjatë vitit 2014.

Në fund  Kryetari i Ulqinit Fatmir  Gjeka  uroi të gjithë  qytetarët e Ulqinit  për  vitin 2015.

 Video B.H. FB

By admini