QUEENS NYC : Një imam dhe ndihmësi i tij – që të dy mbetën të vedekur mbasi janë qëlluar me revole sot pasdite në Ozone Park, Queens.
Imami, i cili nuk ishte emëruar, ende dhe ndihmësi i tij Thara Uddin ishin duke u kthyer nga falja e namazit në xhamin Al Furqan Jame rreth 2 darkës, kur një sulmues i panjohur, qëlloi të dy një njeri në kokë dhe një tjetërin në gjoks në kryqëzimin e rrugve 79 Street dhe Liberty Avenue.
Policia tha se të dy burrat u dërguan në Spitalin Xhamajka, njeri vdekur në vend dhe tjetri i gjallë, por në gjendje kritike, dhe vdiq më pas.
Policia thuhet se po heton vrasjen si një krim të urrejtjes.
NYPD tha se është shumë shpejt të japim komente pa përfunduar hetimet – atëhere do të jemi në gjendje të japëm më shumë hollësi dhe më shumë informacion në dispozicion për gazetarët.
Megjithatë policia dha një raport paraprak ku thuhet se :”Një imam dhe një shok i tij, u vranë në një stil të ekzekutimit, në mes të ditës të shtunën, pasditen orën 2, pasi ata dolën nga një lutje në një xhami në qytetin e Queensit në Nju Jork” shkruan shtypi njujorkez.
Sipas tyre Imami, i vdeku është identifikuar si Maulama Akonjee, 55 vjeç, dhe shoku i tij, Thara Uddin, 64 vjeç, i cili vdiqë në spitalin Jamaica Hospital, tha policia.
“Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me vrasjen nga një hetim paraprak, që do të tregonte se ata ishin në shënjestër për shkak të besimit të tyre,” tha zëdhendësi i NYPD, Inspektori i policisë Henry Sautner.
Megjithatë, policia, tha se po heton vrasjen e dyfishtë, si një krim të mundshëm të urrejtjes, por nuk perjashton mundësinë e një tentative për vjedhje.
Të dy burrat, nuk kan pasur kur fare lidhje, me vrarësin, thuhet në raportin e policisë – ka qenë momenti vetëm kurë ata e panë vrasësin, i cili ka qenë i vetmuar, duke iu afruar nga pas dhe ka shtënë nga pas kokës, tha policia, duke shtuar se ngjarja ndodhi në rrugën Liberty Street në Parkun Ozone.
Kamerat e sigurisë kan filmuar një njeri me një këmishë ngjyrë të errët, dhe mëngë të gjata, pantallona të shkurtra, dhe me revelo në dorë, tha policia.
Ndërsa, dëshmitarët, thonë se kan parë një burrë me një armë që vraponte për tu larguar nga vendgjarja, mbasi kishte shtënë disa herë.
Deshimtarët, thanë se Imami ishte martuar babai i dy fëmijëve një emigrant nga Bangladeshi, dhe ishte shumë dashur dhe i respektuar në këtë komunitet.
Banorët e kësaj lagje, thanë se aty banojnë njerëzit e të gjitha besimeve, dhe etnive të ndryshme së bashku dhe në mënyrë paqësore, pa pasur probleme në mes tyre.
Megjithse, policia tha se po heton të gjitha pistat e dyshimeve, disa njerëz që u grumbulluan spotanisht dhe nisën të protestojnë fajësuan kandidatin Republikan për president zotin Donald Trump, i cili ka qenë i akuzuar për nxitjen e ndjenjave të urrejtjes fetare në fushatën e tij, shkruan shtypi lokal.
“Donald Trump! është përgjegjës!” nisën të bërtisnin disa zëra nga brenda turmës së irrituar. Të tjerë thërrisnin : “Duam drejtësi sot, jo nesër!” Dhe “Jo urrejtje – por luftë kundër krimit!”
Kobri Chowdhury, 40 vjeç, një udhëheqës fetar i afërt me Mesxhid el Amam, tha se të shtënat e sotme janë alarm “se ku duhet vënë pikat, a kemi të bëjmë me vrasje ?- krimit të urrejtjes, dhe se kush po i urren muslimanët?.”
Një lider fetar mysliman i quajtur Miah, fajësoi retorikën nxehtë politik të përdoru gjatë fushatës presidenciale të këtij viti, nga të dy kandidatët, atë të tensioneve të rritura kundër muslimanëve.
Ai tha se :”Kjo është një betejë e vazhdueshme vetëm për shkak të asaj që politikanët kanë për të thënë në lidhje me Islamin – duke thënë gadi çdo ditë ‘Islami është kështu apo ashtu, Islami është ai që është dhe nuk ka nevojë për retorika të nxehta”
“Unë jam me të vërtetë në shok. Unë me të vërtetë nuk ndihem më i sigurt. As në mes të ditës? Si mundet një gjë e tillë të ndodhë? A ka polici dhe siguri për të ndaluar një krim të tillë, në mes të ditës dhe në mes të rrugës “, tha ai. “Policia duhet të jetë në çdo qoshe, në afërsi të zonës xhamisë, në mënyrë që ne mund të ndjehemi më të sigurt.”