otrant-olimpik-pionieretEkipi i futbollit Otrant Olimpik nga qyteti i Ulqinit këtë vit do të marrë pjesë në ligën e II-të futbollistike të Malit të Zi. Në kuadër të përgaditjeve sa më të mira për mbarëvajtjen e këtij aktivititeti klubi ka zgjedhur strukturat e veta udhëheqëse.

Kështu, treneri i ekipit të parë do të jetë Xhemal Kapllanbegu  kurse ndihmës trajner i tij do të jetë Mehmet Meho Teletovic.

Kadetëte ekipit do të jenë nën drejtimin e shkodranit tashmë të njohur në qytetitn tone, Rudi Piraniqi ndërsa pionieret do të udhëheqen nga  Kadri Sinani.

Trajneri i fatosave për vitin në vijim do të jetë Halil Dali Trum.

Poashtu konfirmohen si kryetar i klubit  Skender Rexha dhe drjetor  Filip Jovanoviq.  Përfaqsues i ekipit do të jetë Jakup Beba Betuzi. Pritet që në ditet në vijim edhe disa emra tjerë në poste tjera që së shpejti do të përzgjidhen.

Kampionati fillon me 14 gusht dhe ndeshja e parë e ekipit tonë do të jetë me Graficarin, ndeshje që do luhet në Ulqin.

By admini