Në Mal të Zi, prej sot janë mundësuar ritet fetare përmes respektimit të masave të parapara si dhe komunikacioni brenda rajoneve, kurse ndalimi i tubimeve publike gjithnjë mbetet në fuqi.

Siç shkruan rtcg, në një objekt fetarë mund të ndodhet vetëm një person në 10 metra katror, kurse para objektit, maksimalisht 20 vetë, përmes respektimit të distancës minimale prej 2 metrash. Në hyrje të objektit fetarë, duhet të jetë e vendosur informata mbi numrin maksimal të njerëzve, kurse brenda objektit të gjithë të pranishmit, me përjashtim të priftit, duhet të mbajnë maska, transmeton Ulqini Online.

Theksohet se me rastin e hyrjes dhe të daljes nga objekti është i detyrueshëm dezinfektimi i duarve. Nga trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse kanë theksuar se ndalimi i tubimeve gjithnjë mbetet në fuqi. Prej sot është mundësuar edhe komunikacioni me veturat personale dhe në transportin publikë të udhëtarëve brenda rajoneve në Mal të Zi.

Siç është sqaruar, në rajonin bregdetarë bëjnë pjesë Hrceg Novi, Kotorri, Tivati, Budva, Tivari dhe Ulqini, së bashku me Cetinën, kurse rajonin qendrorë e përbëjnë Podgorica, Danillogradi, Tuzi, Cetina ,Nikshiqi, Shavniku dhe Plluzhina. Rajoni veriori përfshin Plevlën, Zhablakun, Bjello Polen, Beranën, Mojkovcin, Kollashinin, Plavën, Rozhajën, Andrievicën, Petnicën dhe Gucinë. Po ashtu theksohet se prej sot në tërësi është hapur edhe komunikacioni i brendshëm detarë.

By admini