Mediat kosovare me lajm ekskluziv për dënimin e 5 të rinjëve në Ulqin

Pothaujse të gjithe mediat kosovare i kanë dhënë rëndësi dhe e kanë pasqyruar në ballinë lajmin për dënimin me 300 € dhe dëbimin e 5 të rinjëve nga Kosova në qytetin e Ulqinit.

”Ndodhi e pazakontë: Brohoritën UÇK në Ulqin, pesë të rinj nga Kosova gjobiten dhe dëbohen nga Mali i Zi”, kështu e titullon lajmin për këtë ngjarje një ndër mediat më të lexuara online në Kosove, shkruan Ulqini Online.

Pak a shumë në të njëjtën frymë e pasqyrojnë ngjarjen e dënimin dhe dëbimin e të rinjëve kosovarë edhe mediat tjera të njohura atje si Gazeta Expres, Klan Kosova, Telegrafi, Zëri, Insajder etj.

Kujtojmë se pesë të rinj nga Kosova para dy netëve në Ranë të Ulqinit kënduan dhe brohoritnin UÇK, dhe për këtë ata u dënuar për prishje të qetësisë publike dhe njëheri u dëbuan nga Mali i Zi