PD: Kisha serbe duket që nuk e kuptoi mesazhin e popullatës së Anës së Malit

Famir Gjeka, kryetar i PD-së

Edhe Partia Demokratike ka dalur me njl kumtesë për opinion për paralajmërimin e Koshës ortodokse serbe se nesër do të mbajë liturgji në qytetin e vjetër të Shasit.
”Kisha ortodokse serbe duket se nuk e ka kuptuar mesazhin që dërgoi popullata e zonës së Anës së Malit vitin e kaluar. Ajo poashtu nuk respektin vendimet e koalicionit qeverisës në Ulqin. Nuk dëshiron të respektojë edhe vendimin e Drejtorisë së policisë e cila asja këtë vit ja ka ndaluar liturgjinë në qytetin e vjetës të Shasit”, thuhet ndër të tjera në kumtesen e PD-së shkruan Ul info, transmeton Ulqini Online.

Pra, KOS edhe njëherë konfirmon se nuk respekton popullin që i ka ndërtuar dhe me shekuj me kujdes i ruan këto vende të shenjta, sot të mira kulturore, as komunën në territorin e së cilës është, as shtetin e Malit të Zi dhe institucionit të saj.

Ajo kërkon që më forcë të përcaktojë territorin e Serbisë së Madhe, të prish harmoninë ndëretnike dhe ndërfetare dhe duke keqpërdorur ndjenjat fetare homogjenizon bashkëqytetaret  tanë të krishterë ortodoksë në këto hapsira.

Në gjithë këtë, ata nuk do të kenë sukses. Janë të thella rrënjët e ekzistencës tonë, të marrëdhënieve të mira me fqinjët kurse institucionet shtetërore janë të vendosur të bëjnë punën e tyre, vazhdon kumtesa.

Ata nuk na habitnin me veprimin e tyre, sepse ne i kemi njohur shumë më herët qëllimet e tyre.

PD mirëpret vendimet e autoriteteve dhe institucioneve shtetërore dhe komunale në lidhje me lokalitetin arkeologjik në Shas, si dhe hulumtimet që po zhvillohet dhe fillimin e rekonstruksionit  të disa objekteve.

Ne gjithashtu mbështesim edhe miratimin e ardhshëm të Ligjit për lirinë e feve dhe statusin ligjor të komuniteteve fetare në Parlamentin e Malit të Zi.

Ne jemi të bindur se më pas, të gjithë do të njohin saktësisht të drejtat dhe detyrimet e tyre dhe se ne si njerëz të civilizuar duhet t’i respektojmë ato, pra nuk do të kemi kurrë më raste të tilla, përfundon kumtesa.