Akademik Gjovalin Shkurtaj për “Baladat popullore te shqiptarët e Malit të Zi” të Ismail Dodës

Shkurtaj-dodaDje mora pjesë si anëtar i jashtëm në mbrojtjen e doktoraturs së z. Ismail Dodës, organizuar nga Shkolla Doktorale e Etnologjisë dhe e Folklorit, në Institutin e Kulturës Popullore të QSA-së.

Ismail Doda është figurë e njohur e arsimtarit të përkushtuar për ruajtjen, mësimin dhe studimin e gjuhës shqipe në mjediset shqiptare të Malit të Zi e pikërisht në Arbnesh të Krajës. Atje, në fakt, ai është marrë qysh para dyzet vjetësh, me mbledhjen e foklorit të pasur të shqiptarëve të Krajës, duke u pykëzuar në baladat e vendlindjes së tij, po edhe të mbarë venbanimeve të shqiptare në Mal të Zi.
Ismail Dodën e kam njohur qysh në vitin 1972, kur ai erdhi në Tiranë si delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, si përfaqësues shqiptarëve të Malit të Zi. Qysh atëherë, në rrjedhë të viteve, ai ka qenë emër i njohur në rrethet e mjediset studimore të Ulqinit, Podgoricës, duke botuar artikuj e studime në revista të ndryshme kulturore e letrare të Malit të Zi, si “Koha”, “Kraja”, “Buzuku” dhe në revista shkencore të Tiranës e të Prishtinës.

Për të lexuar të plotë artikullin mbi temën e doktoraturës “Baladat popullore te shqiptarët e Malit të Zi”, mund të shkoni këtu.

Ishin të pranishëm në mbrojtjen e doktoraturës edhe studiues e personalitete të arsimit e shkencës shqiptare nga Tirana, si: prof.dr. Osman Kraja, prof.dr.Musa Kraja, si dhe miq e dashamirë të autorit nga Ulqini e Kraja, si mr. Mehmet Bardhi, mësues e veprimtar politik nga Ulqini, si dhe familiarë e të afërm të autorit.

I urojmë mikut tonë dr.Ismail Doda ta gëzojë doktoratën e fituar me një studim interesant, për të cilin Komisioni dha vlerësiminar : “Shumë mirë”.

Gjovalin Shkurtaj
Tiranë, 24.01.2015

 

Ismail-dodaISMAIL DODA – MERR GRADËN SHKENCORE DOKTOR  I SHKENCAVE FORKLORISTIKE

Sot, më 22 janar 2015, në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Shkolla Doktorale e Etnologjisë dhe folklorit, në Tiranë, zotëri Ismail Doda mbrojti me sukses, para jurisë pesëanëtarëshe,  tezën e disertacionit me titull “BALADAT POPULLORE TE SHQIPTARËT NË MALIN E ZI” dhe mori gradën shkencore DOKTOR I SHKENCAVE  FOLKLORISTIKE.

Në këtë solemnitet ishin prezentë familjarët e të graduarit I. Doda, shokë e miq,  nga Tirana, Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini, të cilët me kënaqësinë më të madhe përcollën ecurinë e këtij rrugëtimi serioz e të sukseshëm, tashmë të dr. Ismail Dodës, që me punimin e tij, në mbledhjen, hulumtimin e studimet shkencore në fushën e folklorit, dëshmoi me sukses që në fillim, në  paraqitjen  e tij përmbledhëse. Pyetjet dhe vlerësimet më të larta të anëtarëve të jurisë, shkencëtarë me grada të dëshmuara në këtë lëmi,  për punën serioze dhe majat e arritura, e mbi të gjitha vetë disertacioni, kur të botohet, e ajo duhët të bëhët sa më parë, i cili pa mëdyshje do të begatojë këtë fushë, bënë krenarë jo vetëm profesorët e nderuar, të pranishmit  dhe miqët e shokët,  por ky lajm i mirë,  e kjo vepër do të gëzojë pa masë kërkuesit shkencorë po edhe lexuesit e dashamirët e krijimtarisë popullore shpirtërore të popullit shqiptar, për këtë pasuri folklorike – baladat popullore, te shqiptarët në trojet etnike, sot në Malin e Zi.

Doktor Ismail Dodës i urojmë shëndet dhe suksese edhe në të ardhshmën, ndër të tjera që sa më parë t’i  botojë, që lëxuesit e studiuesit t’i kenë në dorë, materialet e shumta e të rëndësishme të cilat me mund, përkushtim, seriozitet e përgatitje profesionale shkencore i voli me dekada, dhe i shpëtoi nga zhdukja, që koha e bën nëse nuk veprojmë.  Dr. I. Doda veproi e po vepron që brezat që do të vinë t’i kenë në pëllëmbë të dorës.

M.Bardhi