Sabri-salajZyrtari i Forcës së Re Demokratike dhe njëheri këshilltar i këtij subjekti në Parlamentin e Ulqinit nuk ka ngurruar të kritikojë shqiptaret në Mal të Zi, gjëgjësisht politikbërësit shqiptarë në këto treva.
”Pakica shqiptare autoktone në Malin e Zi me 5%, e ç’orientuar politikisht, pa asnjë platformë dhe vizion, e përfaqësuar nga 2 deputet mandati i të cilëve i ndarë në 6 pjesë ( rast unik në shkencat politike) , pa njoftë asnjë trend dhe proces politik, por të mshehur pas patriotizmit folklorik , vazhdojnë avazin e vjetër me deklarata folklorike, jashtë çdo realiteti më kohën në të cilën jetojmë. Egoja për pushtet të shqiptarët në Malin në Zi nuk mund të zhduket më unifikimin apo koalicionet e subjekteve shqiptare por më krijimin e një platformë politike rreth së cilës duhet të bashkohen shqiptarët”, shprehet ndër të tjera Salaj në një postim të tij në rrjetet sociale.

Shkas për këtë deklaratë të z. Salaj mund të ktët qënë edhe themelimi i ditë më parë të institucioneve kosovare ku pakica serbe është e përfaqësuar në kabinetin qeveritar si rrallë ndonjë pakicë në ndonjë vend europian por edhe më gjërë.

Z. Salaj edhe pse edhe vetë është pjesë e politikes shqiptare në Mal të Zi me këtë postim ka treguar qartë një realitet që atij nuk i duket të jetë normal dhe për të cilin nuk mund të mbyllen sytë.

By admini