”Shumica e të rinjve shqiptarë, sot synim të parë kanë të bëhen këngëtarë! Nëse kjo u dështon, i drejtohen gazetarisë, duke e ditur se mossuksesi si gazetar, ua siguron ardhmërinë e politikanit që më vonë do mund të merr edhe titullin e doktorit të shkencave!?
Dhe kjo ndodh ngaqë ne ndërtuam shoqëri të ‘tallava vlerave’, shoqëri në të cilat diplomon e doktoron xhepi, e jo koka, ku ‘këndon’ trupi e jo zëri, ku lajmës më i vlerësuar është ‘tellalli’ partiak dhe ku shkathtësi më e lartë politike, është gënjeshtra!
Andaj neve është duke na mbuluar ‘tallava’ arsimimi, ‘tallava’ gazetaria, ‘tallava’ politika…, me çka na kanoset rreziku që të bëhemi ‘tallava’ popull!”.
Kim Mehmeti, FB