Organizata e shoqërisë civile HORIZONTI I RI organizoi ekspozite te punimeve figurative dhe te fotografise, te cilet te rinjt e Ulqinit i kane derguar ne konkursi.
Ky aktivitet zhvillohet ne kuader te projektit POLITIKA PER TE RINJ NE ULQIN, i cili ka per qellim hartimin e Planit te Veprimit per te rinj, dokumnetit te pare strategjik qe iu dedikohet te rinjve ne komunen e Ulqinit.
Hapja e ekspozites u bë ditën e shtunë në mjediset e Galerisë së Qendrës Kulturore në Ulqin.
Tre punimet me te mira te kesaj ekspozite u shperblyen me dhurata te vecanta, te cilat per kete rast i kishte siguruar Komuna e Ulqinit, ndersa te gjithe pjesemarresit e Konkursit morën mirenjohje per participim ne kete projekt.
Vendi i parë në këtë konkurs i takoi nxënësës Dina Efendija, gjimnaziste nga shkolla e mesme ”Vëllazërim -Bashkim” të qytetit të Ulqinit.