Foto: Screenshot / TV Teuta

Gjatë vizitës në Shkollën e Mesme të Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, deklaroi se qëllimi i takimit ishte ndër të tjera të interesohej “edhe më afër planet të cilat janë paraparë nga drejtoresha e zgjedhur për vitin akademik 2026/2027”.

Megjithatë, në deklaratën e dhënë për TV Teuta, ministri përdori termin “vit akademik”, i cili zakonisht përdoret për institucionet e arsimit të lartë, ndërsa për shkollat fillore dhe të mesme termi i saktë është “vit shkollor”.

Deklarata vjen në një periudhë kur emërimi i drejtoreshës së re të shkollës ka nxitur reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa gjatë vizitës ministri vuri theksin te planet dhe aktivitetet e institucionit për periudhën e ardhshme.

By admini

Leave a Reply