
Ka nisur zyrtarisht ndërtimi i fabrikës për përpunimin e ullirit dhe prodhimin e vajit të ullirit në Anë të Malit, një investim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të zonës.
Ky projekt realizohet nga familja Hajdari dhe mbështetet nga fondet e Bashkimit Europian përmes programit IPARD, me një grant prej 700 mijë euro. Vlera totale e investimit arrin në 2 milionë euro, shkruan Ulqini Online.
Fabrika do të pajiset me teknologjinë më moderne bashkëkohore dhe do të funksionojë në përputhje të plotë me të gjitha standardet e Bashkimit Europian, duke garantuar cilësi të lartë në përpunimin dhe prodhimin e vajit të ullirit.

