
Ilustrim
Duke marrë shkas nga situata e fundit lidhur me vendimet e Qeverisë së Malit të Zi dhe me propozim të Ministrit të planifikimit hapsinorë Sllaven Radulloviq për ankandin e shpallur për dhënien e plazheve në shfrytëzim nga NP “Të mirat detare” – “Të këqiat detare”, Lidhja Demokratike në Mal të Zi shpreh indinjatë dhe shqetësim të thellë për vendime arbitrare e diskriminuese ndaj Kominëse së Ulqinit dhe qytetarëve të saj, kështu thuhet ndër të tjerave në një kumtesë për opinion të LD në MZ lidhur me aferën e fundit të qiradhënies së plazheve të Ulqinit.
Reagimin e plotë të këtij subjekti politik mund ta lexoni më poshtë.
R E A G I M
Duke marrë shkas nga situata e fundit lidhur me vendimet e Qeverisë së Malit të Zi dhe me propozim të Ministrit të planifikimit hapsinorë Sllaven Radulloviq për ankandin e shpallur për dhënien e plazheve në shfrytëzim nga NP “Të mirat detare” – “Të këqiat detare”, Lidhja Demokratike në Mal të Zi shpreh indinjatë dhe shqetësim të thellë për vendime arbitrare e diskriminuese ndaj Kominëse së Ulqinit dhe qytetarëve të saj.
Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi, me seli në Budvë, është themeluar në përputhje me “Ligjin mbi të Mirat Detare” me Vendim të posaçëm të Kuvendit të Republikës së Malit të Zi më 2 qershor të vitit 1992, me detyrë të qartë për të siguruar: mbrojtjen dhe promovimin e shfryzëzimit të të mirave detare, menaxhimin e të mirave detare, lidhjen e kontratave për shfrytëzimin e të mirave detare, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve infrastrukturore për nevojat e të mirave detare.
Lidhja Demokratike në Mal të Zi, prej themelimit të kësaj NP, ka mbajtur qëndrim të qartë duke e konsideuar si TË KËQIA DETARE pasi menaxhimi i kësaj hapësire më atraktive në komunën e Ulqinit, drejtëpërdrejt dëmton ekonominë e komunës dhe qytetarëve të saj. Në kundërshrim me “Ligjin mbi të mirat detare” përkufizimi i brezit të të mirave detare mbetet jashtë çdo kriteri sa i përket komunës së Ulqinit i shtrirë edhe mbi një kilometër, në krahasim me komunat tjera bregdetare, prej Tivarit deri në Herceg Novi, edhe përkundër faktit se mbi 56% të hapësirës së shfrytëzueshme të të mirave detare gjendet në Komunën e Ulqinit. Me pak fjalë komuna e Ulqinit edhepse qytet bregdetar faktikisht nga aspekti i menaxhimit të teritorit të saj mbetet komunë kontinentale.
Shqetësime dhe dyshime të bazuara hapën mënyra e realizimit të ankandit për dhënien në shfrytëzim të palazheve në pjesën e Shtojit të komunës së Ulqinit. Nisur nga kjo lindin pyetjet:
Pse shtyhet edhe për 7 ditë afati i tenderit për dhënien në shfrytëzim të plazheve? Dihet se kjo është e qëllimshme me një prapavijë të qartë me qëllim të favorizimit të kompanisë fantazëm, “Eagle Hills Montenegro” e regjistruar më 6 mars 2025 dhe e mbështetur financiarisht nga kompania e ndërtimit nga Abu Dhabi, kompani e cila ndërtoi kompreksin “Beograd na vodi”. Prej ditës së regjistrimit të kësaj “kompanie” deri në ditën e pazareve me plazhet e Ulqinit kanë kaluar as më shumë e as më pak, por vetëm 5 ditë. Për këtë periudhë asnjë kompani, qoftë ajo edhe e konsoliduar e jo një kompani e saporegjistruar, në kushte normale nuk do të mund të përgatiste dhe kompletonte dokumentacionin për ankand. Lindin shumë dyshime, se mos ndoshta kjo kompani paraprakisht, pra para se të regjistrohet e ka përgatitur dokumentacionin, por që krahas kësaj menaxheri apo menaxherët e kësaj fantazme që doli nga hiçi, i kanë pasur të njohura edhe ofertat e konkurrentëve të tjerë dhe aty ku i ka interesuar ka ofruar shumën më të madhe.
Kush, realisht qëndron pas kësaj kompanie? Mënyra e realizimit të ankandit hap dyshime se kush do të jenë mafijozët e rinj, pasi Ministri Radulloviq i quajti ish shfrytëzuesit e plazheve me gjuhë denigruese “Mafiozë”. A mos është kamuflim për origarkët e rinj të sjellur nga jashtë Malit të Zi e të mbështetur edhe nga anëtarët e kabinetit qeveritar, pjesë e së cilit janë edhe përfaqësues të pakicave boshnjake dhe pjesa më e madhe e përfaqësuesëve shqiptarë, sa për njoftim të opinionit të gjërë Lidhja Demokratike në Mal të Zi nuk e ka mbeshtetur dhe nuk është pjesë e kësaj qeverie klienteliste.
Vendimet arbitrare nuk kanë vetëm qëllim shkatërrimin e ekonomisë së Ulqinit por me bindje të plotë konstatojmë se ka edhe prapavijë politike, e që mbetet qëllimi kryesor diskriminimi i vazhdueshëm ndaj pakicave shqiptare në trojet e veta etnike si popull autokton me qëllim të nxitjes së emigrimit si plaga më e rëndë shqiptare ndër shekuj, andaj u bëjmë thirje institucioneve përkatëse të rishqyrtojnë vendimet të cilat dertjtëpërdrejt dëmtojnë interesat e shqiptarëvenë Mal të Zi, ndërkombëtarëve të akredituar në Mal të Zi të marrin në konsideratë shqetësimet tona si dhe përfaqësuesëve shiptarë të rishqyrtojnë vendimet e veta për të vazhduar të jenë pjesë e një qeverie e cila me veprimet e veta dëmton rëndë interest e shqiptarëve.
Këtë reagim e kisha përfunduar edhe me një pyetje që më shqetëson edhe më shumë se të gjitha sa më sipër: A mos kemi të bëjmë me fillimin e zbatimit të ndonjë projekti të vjetër 181 vjeçar? Nëse kemi të bëjmë pikërisht me këtë, atëherë nuk është shqetësuese, është alarmante, jo vetëm për Ulqinin, por shumë më gjerë.
KRYETAR,
Mr. Saubih Mehmeti, inxh. i dipl. i tek.