Kuvendi komunal i Ulqinit do të mbajë një seancë ku si temë e rendit të ditës do të jetë niveli i ofrimit të shërbimeve shëndetsore në SP ”Bllazho Orllandiq” të Tivarit, kështu mësohet nga një ftesë për këtë mbledhje të nënshkruar nga kryetarja e Kuvendit komunal të Ulqinit Ivana Popoviq, transmeton Ulqini Online.
Mbledhja do të mbahet me 17.12.2024 (e marte) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës me fillim nga ora 13.