Diskursi politik
Dukuria e kohabitacionit, në praktikë është paraqitur në vendet e ish kampit socialist pas miratimit të pluralizmit politik, duke dëshmuar se kemi të bejmë me model të ri të qeverisjës i cili duhet të përshatët si kudo në vendet me traditë demokratike
Nail Draga
Vetëm në pluralizëm qytetarët në vendet e ish kampit socialist kanë pasur mundësi të njihen me dukurinë e kohabitacionit. Kemi të bëjmë me përfaqësuesit e pushtetit të cilët nuk i takojnë partisë së njëjtë në institucionet kryesore të vendit siç janë presidenti dhe kryeministri. Në këtë aspekt një dukuri e tillë është e pranishme në Mal të Zi nga viti 2020, duke vazhduar edhe tash si një model i qeverisjës. Nga ai vit në Mal të Zi në pozita të tilla kemi të bëjmë me dy president dhe tre kryeministra, të cilët janë përpjekur për „kompromise“ të cilat dëshmojnë se kohabitacioni është realitet shoqëror në pluralizëm.
Ndryshime jo vetëm programore
Opinioni i gjerë është i informuar se kohabitacioni aktual në Mal të Zi është pasojë e ndarjëve të brendshme të partive duke u trajtuar si papajtueshmëri personale. Por, me kalimin e kohës del qartë se kemi të bëjmë ndryshime në aspektin ideologjik e programor, nga del se kemi diferencim në dy pozitat me të rëndësishme shtetërore. Nga aspekti i demokracisë një qendrim i tillë nuk paraqet dobësi, por e kundërta, sepse me reagime nga ana e presidentit kemi të bëjmë me kontrollë të pushteit ekzekutiv, dukuri e cila më parë ka qenë shumë e rrallë.
E kaluara nuk mund të harrohet
Nga 30 gushti 2020, kur u bë rotacioni i pushtetit në Mal të Zi, kur pas tri dekadave kaloi në opozitë DPS-i, në skenën politike janë të pranishme kalkulimet e ndryshme të subjektëve politike të cilët nuk zgjedhin mjete për të qenë pjesë e qeverisjes si në nivelin lokal e ate qendror. Ish opozita e cila tash është në pushtet në ketë aspekt përveç përvojës së tyre kanë mësuar shumë nga partia e cila ka udhëhequr për tridhjetë vite(DPS), madje në disa çështje edhe duke iu tejkaluar.
Por, duke marrë parasysh se e kaluara nuk harrohet, pas datës 30 gusht 2020 pothuaj të gjitha subjektët politike në nivel lokal e ate qendror refuzojnë qe në koalicion të ftojnë DPS-in, sepse ata janë përgjegjës për qeverisjën e vendit në të kaluarën.
Demokracia e pakonsoliduar
Jo rrallë në skenën politike në Mal të Zi, nuk respektohen parimet demokratike ku subjekti politik me numër më të madh mandatësh duhet të propozojë kryetarin e të tjerët pozitat tjera sipas mandateve të fituara. Por, ndodhë e kundërta, partitë e vogla, kushtezojnë për të qenë pjesë e koalicioneve, madje edhe duke kërkuar më shumë se realisht iu takojnë. Një veprim i tillë nuk ka të bëjë fare me parimet demokratike, por me interesin e subjektëve të ndryshme politike, duke kushtëzuar subjektin më të votuar. Mos arritja e koalicionit për formimin e pushtetit lokal si në Podgoricë dhe Budva, është dëshmi transparente e një konstatimi të tillë.
Numrat si kushtëzim
Askush nuk mund të mohojë rëndësinë e numrave, sidomos kur është në pyetje formimi i koalicionit qeverisës, por kushtezimi për pozita të veçanta, paraqet kërcënim politik ndaj partisë politike më të madhe. Dhe nga një veprim i tillë arrihen kompromise të dhimshme, vetëm për hir të qeverisjes në mjedisin përkatës. Ne raste të tilla, parimet demokratike humbin vlerat e veta, nga del se ambiciet për pushtet nuk kanë masë reale, ku raste të tilla ka kudo, ku as Ulqini nuk është përjashtim.
Dështimi i rotacionit
Në skenën politike në nivelin lokal subjekte të ndryshme politike në sajë të arritjes së koalicionit janë dakorduar qe kryetarin e komunës ta ndajnë mes tyre së cila nga dy vite. Një dukuri e tillë ka ndodhur në Ulqin me rastin e zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 27 mars të vitit 2022, ku dy vitet e para kryetarin ta ketë URA ndërsa dy vitet tjera FORCA. Kryetari nga URA u verifikua në kuvendin lokal me 3.6.2022, por, me rastin e rotacionit të pozitës së kryetarit(2024), nga URA nuk respektuan marrëveshjen sepse tentuan të vazhdojnë më tutje me atë pozicion. Por, nga ana tjetër duke kuptuar intrigat e tilla FORCA arriti të dekompozoi koalicionin ekzistues ku URA mbeti jashtë ku në vend të tyre afruan DPS-in, duke qenë shumica e re në parlamentin lokal, e cila ka mbeshtetur kandidatin e FORCËS për kryetar, i cili u verifikua nga kuvendi i Ulqinit me 30.5.2024.
URA pësoi dy autogola
Një veprim i tillë nga URA ishte befasi për opinionin sepse koalicioni këto dy vite ka funksionuar mirë, duke arritur suksese në aspektin financiar, por edhe në disa projekte zhvillimore. Por ambiciet për pushtet dhe animoziteti ndaj disa individëve ndikoj që të mos respektohet marrëveshja ku vendimtarë ishte rotacioni në lidhje me kryetarin re komunës. Me këtë veprim politik URA pësoi dy autogola, duke u vetpërjashtuar jashtë qeverisjes lokale si dhe riktheu DPS-in në pushtetin lokal në Ulqin.
Në mënyrë identike një dukuri e tillë ka ndodhur edhe në komunën e Beranës, sepse duke mos respektuar rotacionin e kryetarit, dhe të pamundësisë të formojnë një koalicion të ri, është bërë shpërndarja e parlamentit lokal dhe është shkuar në zgjedhje të parakohshme lokale që janë mbajtur me 8 dhjetor 2024.
Interesat jo vetëm individuale
Janë pikërisht veprimet e tilla të subjektëve të ndryshme politike me numër të vogël këshillatrësh apo deputetësh të cilët kanë kërkesa të palogjikshme, por shfrytëzojnë momentin për tu treguar gjoja të rëndësishëm, edhe e pse e dijnë se pesha e tyre reale në skenën politike është e ulët. Dhe deri sa të kemi pjesëmarrës të tillë në skenën politike, demokracia pluraliste ka humbur vlerat reale, sepse eliminohen parimet demokratike sepse në skenë janë të pranishme interesat e grupeve apo të individëve të ndryshëm.
Nga qeverisja qytetare të ajo partiake
Pikërisht nga një situatë e tillë në qeverisjet lokale por edhe ate qendrore janë punësuar individë të ndryshëm, që me përjashtim të rastëve, pjesa dërmuese tyre janë militant apo individë të tjerë qe iu përkasin ekskluzivisht partive politike. Ne raste të tilla nuk respektohet kriteri i profesionalizmit dhe meritokracisë, por përshtatshmëria dhe nepotizmi nga del se se shumica e kuadrave partiake, janë për të dëshiruar.
Nëse me herët koncepti i qeverisjës trajtohej qoftë edhe formalisht si i qytetarëve, tani e ka humbur tërësisht atë kuptim sepse kemi të bëjmë me qeverisje partiake, e cila ka marrë përmasa të virusit të përgjithshëm shoqëror, me pasoja për të tashmën dhe të ardhmën.
Konkurset pa peshën e duhur
E dhëna se individë të ndryshëm nga subjektët partiake të koalicionit përcaktohen më parë se sa të shpallet konkursi publik, e dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë. Pikërisht, nga një situatë e tillë dëshpruese kuadrat e verifikuara dhe të dëshmuara mbesin jashtë mundësive për tu punësuar, sepse në rënd të parë është përkatësia dhe përshtatshmëria partiake se sa profesionalizmi e meritokracia.
(Dhjetor 2024)