te-gjithe-ne-rumi-2015SHB “Rumia” më datën 07.06.2015 organizon daljen tradicionale në malin e Rumisë, mbajtjen e garave në Djerrin e Rumisë dhe një program kulturoartistik që do të mbahet në fshatin Brisk.

– Nisja e daljes (ngjitjes) është në orën 06:00 nga Brisku (nga Ulqini nisja duhet të bëhet në orën 04:00);
– Grupi i dytë do të niset nga fshati Mikuliq (në rrëzë të Rumisë nga ana e Tivarit) në orën 07:30;
– Grupet priten të bashkohen rreth orës 09:00 në Djerrin e Rumisë, prej nga, së bashku vazhdojnë ngjitjen deri në Maje të Rumisë;
– Gjatë ngjitjes të merret nga një gur, “që ta bajmë Ruminë ma t’naltë”;
– Pas zbritjes nga Maja, ne Djerrin e Rumisë do të zhvillohen gara popullore si: kërcim së gjati, hedhje e gurit, mundje (rrxim), tërheqje litari etj., si dhe një valle të madhe “Oj Rumia bjeshkë e naltë…”
– Vazhdon zbritja, dhe në fshatin Brisk duhet të mbërrijmë rreth orës 16:00;
– Në Brisk tubimi i njerëzve që nuk dalin në Rumi fillon në orën 15:00;
– Pas një pushimi të shkurtër fillon programi kulturoartistik;
– Rreth orës 18:00 përfundon manifestimi.

Dalja në Rumi do të bëhet në mënyrë të organizuar duke ecur në kolonë të pa ndërprerë me një ritëm mesatar udhëtimi.

Duhet të gjithë të ndjekim udhërrëfyesit!

Për ngjitje të përgatisni veshje dhe sidomos mbathje të përshtatëshme.

Të merrni sasi të mjaftueshme ushqimi, së paku 3 litra ujë (1.5 litra ti ruani për zbritje!!)
JU FTOJMË, QË PËR HIR TË RUAJTJES SË NATYRËS DHE MJEDISIT JETËSOR, TË GJITHA MBETJET E PADEKOMPOZUESHME TË MERREN ME VEHTE!!
— Ju ftojmë të na bashkangjiteni! —

Me nderime Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia”

te-gjithe-ne-rumi-2015

By admini