Çapuni: Me operacionin “Allied Force” në vitin 1999, NATO e hoqi të ardhmen e këtij rajoni nga duart e Garashaninit, Çubriloviqit, Milosheviqit dhe nxënësve të tyre
Mirë e mbaj mend mbrëmjen e datës 24.03.1999, kur filloi operacioni “Allied Force” nga Aleanca e NATO-s për të detyruar forcat jugosllave dhe serbe të tërhiqen nga Kosova dhe të ndërpresin dhunën dhe represion institucional gati një shekullor ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës dhe për të marrë të ardhmen e rajonit nga duart e Garashaninit, Çubriloviqit, Milosheviqit dhe nxënësve të tyre, lështu shkruan në një kumtesë për opinion nënkryetari i Forcës së Re Demokretike dhe deputeti i Aleancës Shqiptare Dr Ilir Çapuni.
.Sot, 25 vjet më vonë, Mali i Zi është anëtar i kësaj aleance dhe garanci e paqes dhe stabilitetit të rajonit dhe vendeve partnere, dhe garanci se asnjë popull nuk mund të zhvillohet duke shtypur tjetrin, por përmes respektimit dhe kuptimit të drejtave të gjithëve.
Kujtesa dhe respekti për viktimat e pafajshme le të na kujtojnë përgjegjësinë për ndërtimin e një shoqërie të tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore, përfundon z. Çapuni.