Mbrëmja e së dieles ka shënuar përmbylljen e manifestimi tradicional „Pranvera në Anë të Malit 2015“ në Shas.
Pas mbrëmjes së parë ku në kuadër të ciklit „Ana e Malit nëpër vite“, u bë përurimi i librit „Banesa popullore në Anë të Malit“, botim i ri i Shoqatës „Ora“, si dhe hapja e ekspozitës me fotografi të shtëpive të vjetra të Anës së Malit dhe ditës së shtunës me plot akttivitete sportive, mbrëmja e së dieles shëoi mbylljen e këtij manifestimi.
Ditën qendrore të manifestimit, pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin ndër të tjera programin kulturor-artistik nga shoqëritë kulturore artistike „Tradita“, „Ana e Malit“ dhe „Buzuku“, me të cilin e prezantuan denjësisht në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, ku arritën sukses të madh duke zënë vendin e tretë si ansambël.
Poashtu në kuadër të programit kulutoro-artistik, të pranishmit e shumtë patën rastin të ndëgjojnë edhe interepretime të shkëlqyera nga shumë talentë të rinj anamalas si dhe ushqimet popullore dhe panairin e artizaneve.
Performuan edhe kënëtaret më të njohur nga kjo zone.
Manifestimi tradicional „Pranvera në Anë të Malit“ është projekti kryesor i Shoqatës „Ora“. Ky manifestim me karakter kulturor-turistik ka për qëllim ruajtjen e vlerave tradicionale dhe promovimin e turizmit të Anës së Malit. Edicioni i tij i parë është mbajtur në vitin 2004 dhe që prej atëherë zhvillohet për çdo vit. I ideuar në fillim si një veprimtari ku para së gjithash do të bashkohen qytetarët e trevës së Anës së Malit dhe të trevave të tjera, „Pranvera në Anë të Malit“ është shndërruar tashmë në një veprimtari prestigjioze, ku kanë marrë pjesë shumë artistë shqiptarë me famë, duke i tejkaluar kufijtë e një manifestimi me karakter lokal.
Vendosja e Shasit në qendër të këtij manifestimi e ka rikthyer vëmendjen te ky qytet i lashtë duke e promovuar atë si një qendër të zhvillimit të kulturës dhe turizmit historik e kulturor.
Më poshtë mund të shikoni video të prezantimit të shoqërive artistike në këtë manifestim.