Famiilja Kurmemaj përmes fondit humanitar “Trojet Tona” realizon donacionin me vlerë prej 14.000,00 € për familjet të cilët kanë femijë me nevoja të posaçme. Përveç vlerës monetare ky donacion simbolizon solidaritetin ku duhet ndihmuar gjithmonë atyre që kanë më shumë nevojë, kështu mësohet nga një publikim në rrjete sociale të kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Omer Bajraktari, transmeton Ulqini Online.
Kjo ditë tregon qartazi zemërgjërësinë e dijasporës tonë dhe si Kryetar i Komunës ndjehem krenar dhe shpresoj që së bashku me dijasporën të kemi edhe projekte tjera. Drejtoreshës së qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” i uroj punë të mbarë dhe suksese kurse ne do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e kushteve për fëmijët me nevoja të veçanta, përfundon publikimin e tij z. Bajraktari.