Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka shpërndarë një informacion për të gjithë maturantët që mendojnë qe studimet ti vazhdojnë në Shqipëri, shkruan Ulqini Online.
Informacioni ka të bëjë me njësimin të diplomave të shkollës së mesme dhe dokumentat që duhen paraqitur para se ata të regjistrohen në fakultet. Kryerja e kësaj procedure është mirë që të realizohet sa më parë në mënyrë që të mos humbas afati i regjistrimit nëpër fakultete.
Më poshtë është formulari i njësimit të diplomave të shkollës së mesme për maturantët që studimet dëshirojnë ti vazhdojnë në Shqipëri, poashtu edhe informacionin për listën e dokumentave që duhen paraqitur pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.