
Me koncertin premierë të muzikës së lehtë shqiptare filloi manifestimi ”Pranvera në Anë të Malit 2023”
Shoqata “Ora” këtë fundjavë po organizon edicionin e 17-të të manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit”. Ky manifestim rikthehet pas tre vitesh duke qenë se nuk është mbajtur për shkak të pandemisë së COVID-19.
Në kuadër të edicionit të sivjetshëm, natën e parë, mbrëmë në Hajdari Family – Public Park u shfaqeq koncerti premierë me muzikë klasike shqiptare i Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe Korit Polifonik “Prenk Jakova” nën dirigjimin e të mirënjohurvë Jetmir Barbullushi dhe Gjon Shllaku.
Ditën e dytë, sot, në ora 17:00 në Muzeun Etnografik – Draginë, do të bëhet përurimi i librit të Gjekë Gjonajt “Ana e Malit sipas një trieshiani”, ndërsa neser në ditën e tretë nga ora 17:00, po në Hajdari Family – Public Park do të ketë program argëtues për fëmijë dhe të rritur me lojëra tradicionale, gara sportive, muzikë, ushqime tradicionale etj.