
Në Braç të Kroacisë po mbahet maratona çiklistike UVATI VITAR BIKE që grumbullon çiklistë nga e gjithë bota.
Në këtë maratonë po marrin pjesë edhe 5 çiklista nga qyteti jonë, shkruan Ulqini Online.
Siç tregon njëri ndër të apasionuarit në këtë sport, z. Skender Lika, deri tani çdo gjë është duke shkuar më së miri dhe çiklistat nga Ulqini po e shijojnë gjithë këtë aventurë. Nga ana tjetër, tashmë veterani i këtij sporti dhe dashamirës i sportit në përgjithësi, z. Safet Basha, tregon se të gjithë çiklistët nga Ulqini e ka kanë kaluar me sukses të plotë garën.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe më i riu nga të gjithë Omar Lika si dhe çiklistët Mentor Taipi dhe Anton Lulgjuraj.