Forca e Re Demokratike ka dalur me një kumtesë për opinion për rastin e maltretimit të shtetasi nga Shqipëria në pikën kufitare të Sukubinës.
Reagimin mund ta lexoni të plotë më poshtë.
Sekuenca e videos ku një polic kufitar malazez dhunon dhe dy të tjerë asistojnë, përveç se tregon qartë për dhunën flagrante ndaj një shtetasi e veprimtari shqiptar, është dëshmi që Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi Filip Axhiq nuk ka thënë të vërtetën më datën 23 janar 2023 kur, në përgjigjen në pyetjen për rastin time pohon:
– përveç rezistencës pasive nuk ka pasur vepra të tjera që do të nënvlerësonin punonjësit e policisë
– shtetasi Petraq Milo dhe djali i tij, në hapësirat e pikës kufitare Sukobinë – Muriqan nuk kanë pasur vërejtje në trajtimin nga punonjësit e Policisë Kufitare të Malit të Zi.
Vetë fakti që u deshën plot 35 ditë për të marrë masa për këtë rast nën presionin e videos së publikuar, tregon që kemi pasur në skenë një fshehje dhe tendencë për mbulim të këtij rasti.
Në ndërkohë, pa dhënë arsye të qarta, siç flitet për një lëshim skenografik, është ndërruar kryeshefi shqiptar i Stacionit së Policisë në Ulqin.
Duke pasur parasysh që ministri është mysafir i shpeshtë i Ulqinit dhe se kjo sjellje dhe kjo mënyrë e procedimit tregon ose paaftësi ose tendenca e strategji të tjera, duke e pasur parasysh edhe faktin që ne kemi partneritet në nivel lokal me URA, Forca e Re Demokratike e fton ministrin Filip Axhiq për të dhënë dorëheqjen dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq që ta shkarkojë atë në shenj vendosmërie që asnjë qytetar e mysafir i Ulqinit nuk mund të keqtrajtohet nga policët si dikur në Gazivodë.
Forca e Re Demokratike