
Mbipesha dhe obeziteti te fëmijët, sipas mjekëve pediatër, vijnë si pasojë e kequshqyerjes apo marrjes së kalorive të tepërta përmes ushqimit të shpejtë. Për pasojë, obeziteti, theksojnë profesionistët shëndetësorë, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme.
Nga rezultatet e hulumtimit të kryer nga ekspertët e Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik të Mali të Zi në tri vitet e kaluara, tregojnë se vajzat më obeze në Mal të Zi janë nga Kotorri dhe Mojkovci, ndërsa djemtë nga Ulqini dhe Pluzhina. Ky problem tek fëmijët më së paku është i theksuar në Plavë, Andrijevicë dhe Zhabljak, shkruan faqja roditelji,me, transmeton Ulqini Online.
Siç njofton Fakulteti i Sportit dhe Edukimit Fizik, në hulumtim janë përfshirë 4565 fëmijë nga 22 komuna, të moshës nga pesë deri në 12 vjeç.