Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane Jovana Maroviq ka përshëndetur vendimin e autoriteteve të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Urime dhe me fat”, shkroi ajo në Twitter.
Kujtojmë se kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian është nënshkruar sot në Prishtinë.
Kërkesa është nënshkruar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.