Kuvendi i Komunës së Ulqinit, njofton opinionin se mbledhja e Parlamentit lokal, e cila ka qenë e caktuar dhe paralajmëruar për sot (07.12.2022) nuk do të mbahet për shkak të mungesës së paparalajmëruar të këshilltarëve, mësohet nga kumtesa për opinion e kryetarit të Kuvendit të Ulqinit Ardijan Mavriqi.
Me këtë rast i kërkojmë ndjesë publikut, mediave, sektorit civil dhe të tjerëve.
Për datën e caktimit të mbledhjes, e cila ka qenë e planifikuar për sot do të njoftoheni dhe informoheni më vonë, përfundon kumtesa për opinion e kryetarit të Kuvendit të Ulqinit Ardijan Mavriqi.