
Dy javë dhe suksese të Klubit të volejbollit të vajzave Barbana, kështu mund të thuhet në një fjali të arriturat e javëve të fundit të klubit tonë.
Vajzat tona të datëlindjes 2012 dhe më të reja javës së kaluar kishin në program ndeshjet e javës së V-të dhe të VI-të të ligës së minivolejbollit. Ajo çka bjen në sy është fitorja e vajzave tona kundër ekipit të mirënjihur Buduqnost nga Podgorica. Shaba Kurti, Duraku e të tjera fituan ndeshjen me rezultat të ngushtë dhe atë me përmbysje. Trajneri Sinani nuk e përmbante veten pas kësaj fitoreje të merituar të vajzave tona
Vajzat tona fituan edhe kundër ekipit Libero, poashtu me përmbysje.
Më poshtë mund të lexoni rezultatin dhe ekipet përbërse.
Barbana – Libero 2:1 (17:21; 21:14; 15:13)
Barbana: S.Kurti, Ceka, Hoxha, Aloshi, B.Kurti, Duraku, Shaba. Trener Sinani.
Libero: Đedović, Mijač, Gregović, Midžor, Medin, Šoljaga, Sindleronok. Trener Đedović.
Budućnost volley – Barbana 1:2 (5:21; 21:16; 14:16)
Budućnost volley : Dušević, Davidović, Ljumović, Šaranović, Gilić, Vukčević, Kovačević, Zonjić, Blagojević. Trener Cimbaljević.
Barbana: S.Kurti, Ceka, Hoxha, Aloshi, B.Kurti, Duraku, Shaba. Trener Sinani.
Të dielen që lame pas, në Podgoricë u luajtën ndeshjet e xhiros së V-të dhe të VI-të ligës së minivolejbollit për vajzat e datëlindjes 2010/2011. Ekipi jonë arriti një fitore dhe një humbje.
Më posht mund të lexoni rezultatin dhe ekipet përbërse.
Barbana – Ivangrad 2011 0:2 (21:23; 14:21)
Barbana: Aloshi, Avdiu, Alaj, Mehmedi, Alaj, E.Sulejmani, B.Sulejmani, Ceka, Nika. Trener Sinani.
Ivangrad 2011: Kićović, Mićović, Obradović, Barjaktarević, Bubanja, Zekić, Šebek. Trener Vešović.
Barbana – Morača 2:0 (21:7; 25:23)
Barbana: Aloshi, Avdiu, Alaj, Mehmedi, Alaj, E.Sulejmani, B.Sulejmani, Ceka, Nika. Trener Sinani.
Morača: Bojović, Milutinović, Ravićević, Stanković, Kovačević, Prelević, Vukićević, Bulatović. Trener Bogojević.
/Marrë nga faqja në facebook e KV Barbana/
(20+) Volleyball Team “Barbana” | Facebook