Ekipi i futbollit Otrant Olimpik nga qyteti i Ulqini në prani të një numri rekord të shikuesve i filloi siç është më së miri ndeshje e barazhit për të kaluar në një ligë më lart. Në këtë mënyrë ekipi i qytetit tone, në një ndeshje që dominuan nga fillimi deri në fund, fitoi kundër ekipit Ibar nga Rozhaja me rezultatin e pastër 2:0, shkruan Ulqini Online.
Golat për ekipin e Otrant Olimpik u shënuan nga i përhershmi Fatmir Mollabeqiri dhe Adnan Alibegu.
Ndeshjen e radhës ekipi i qytetin tone e luan kundër ekipit të Nikshiqit.
Pas kësaj fitoreje mundësitë që Otrant Olimpik të luaj në një kategori më lart janë shumë të mëdhaja.
Më poshtë mund ti shikoni dy golat deçiziv të ndeshjes së sotme.