Historike! Sigal Prishtina është kampion i Ligës Ballkanike në basketboll. Prishtina bën historinë, e cila si mysafir gjunjëzoi me rezultat 80:71 ekipin bullgar, Rilski Sportisti, në ndeshjen e kthimit të finales, pasi të parën në kryeqytet e fituan me 74:72! Madhështore, një trofe i çmueshëm për Sigal Prishtinën dhe shtetin e Kosovës dhe për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë. Trimat e Prishtinës dhanë maksimumin, të gjithë meritojnë notë dhjetëshe. Prishtina shkëlqeu sidomos në tre çerekët e fundit i dha leksion skuadrës bullgare.
Menjeherë pas ndeshjes gëzim i papërmbajtjshem dhe i ligjshëm shpërtheu në Prishitnë. Pas dy orësh emocioni të veçantë duke parë nga larg përpjekjet e Prishtinës për trofeun e parë, rreth orës 20:30 sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, i stërmbushur me njerëz ka shpërthyer në festë.
Tifozët e Sigal Prishtinës, Plisat dhe të tjerë qytetarë i janë gëzuar trofeut historik në basketboll. Për atmosferën dhe emocionet e tyre ndiqeni raportin në kuadër të Sportit në Interaktiv.