Genci Nimanbegu

Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju përgëzoj për postin tuaj të sapozgjedhur, për kryetar të Socialdemokratëve të Malit të Zi, kështu thuhet në urimin e kryetarit të Forcës z. Genci Nimanbegu dërguar kryetarit të Socialdemokratëve të Malit të Zi z. Damir Shehoviq.

Që nga formimi i Socialdemokratëve të Malit të Zi, Forca e Re Demokratike ka pasur një qasje partneritetin veçmas në ushtrimin e pushtetit gjatë periudhës së mëparshme, duke vepruar në mënyrë  strategjike ndaj qëllimeve tona të përbashkëta.

Angazhimi ynë  drejt rrugëtimit demokratik dhe  integrimeve euroatlantike, është procesi i vetëm për ndërtimin e një  jete më të mirë për të gjithë popujt në Mal të Zi.

Në emër të këtij rrugëtimi, ju uroj punë të mbarë në periudhën e ardhshme, përfundon urimi i Nimanbegut dërguar kryetarit të Socialdemokratëve të Malit të Zi z. Damir Shehoviq.

By admini