Në rajon vërehen reflektime të fuqishme të disa çrregullimeve politike globale të cilat kanë shkaktuar rizgjiimin e disa ideve retrograde politike , kryesisht të inspirura me rikomponimin e kufijve në Ballkanin Perëndimore, ka deklaruar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Ai këtë e ka theksuar në Nju Jork pas darkës punuese jo formale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, mikëpritës i të cilës ishte përfaqësuesi i lartë i BE për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë Zhozep Borel. Si shkruan rtcg, Gjukanoviq ka theksuar se e gëzon fakti që Asambleja e përgjithshme e OKB pas pauzës një vjeçare të shkaktuar nga virusi Corona, këtë vit përsëri po mbahet në formatin tradicional.
“Kjo dëshmon qartë që jeta në përgjithësi , pra edhe ajo politike është duke u normalizuar , se bota do ta mposht korona virusin dhe se multilaterizmi është i gjallë akoma”, ka theksuar ai.

Sipas fjalëve të tij Asambleja e përgjithshme ka qenë inspirim për përfaqësuesin e lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri që ti tubojë liderët e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që edhe njëherë të bisedohet për problemet tona dhe për perspektiven tonë evropiane.

By admini