Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 6 persona, kurse 568 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19, mësohet nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi.

Nga ky institut mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 3817 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1874 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 544 pacientëve.

Numri aktiv i të prekurve me virus në Mal të Zi aktualisht është 8162. Ndërsa prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i të rregjistruar me virus ka shkuar në 127 mij e 894 persona.

By admini