Jellushiq: Moment i ri politik, çdo gjë është e mundur

Marrëveshja e Frontit Demokratik dhe Malit të Zi Demokratik për rikonstruimin e Qeverisë është moment i ri politik dhe tani çdo gjë është e mundur, duke filluar nga zgjedhjet e reja ose edhe ndonjë zgjidhje tjetër, ka kumtuar deputetja e Lëvizjes Qytetare URA Bozhena Jellushiq.

Siç shkruan rtcg, ajo ka theksuar se kjo parti duhet të jetë në dijeni nëse marrëveshja e nënshkruar më 9 shtator të vitit të kaluar është akoma në fuqi. Ajo ka shtuar se prioritet i URA-s nuk është lufta për kolltuqe, por ajo që ua kemi premtuar qytetarëve.

Në pyetjen nëse është e mundshme që URA të dalë nga Qeveria, Jellushiq ka theksuar se tani ky është moment i ri politik. Sipas fjalëve të saj themeli i marrëveshjes së nënshkruar i ruan interesat e Malit të Zi dhe kështu duhet të mbetet.

By admini