Ambasada SHBA-së në Podgoricë

Ngjarjet e fundit në Mal të Zi i shqetësojnë partnerët perëndimor, ka kumtuar ambasadorja amerikane Xhudi Raizin Rainke, transmeton TVMZ. Tani është e qartë, ka theksuar ajo se polarizimet dhe përçarjet janë intensifikuar.

Andaj ajo u ka bërë ftesë pushtetit dhe opozitës që të veprojnë drejt uljes së tensioneve.
“Duhet t’i drejtohemi Qeverisë, Kryeministrit, zotërinjëve Beçiq dhe Abazoviq që t’i realizojnë premtimet e dhëna para një viti se Mali i Zi do të mbetet në kursin euroatlantik, do t’i ruajë elementet kryesore të politikës së jashme me qëllim që të përshpejtohet proceduara e antarësimit në BE,” ka theksuar Rainke.

Ajo u ka bërë apel presidentit Gjukanoviq, PDS dhe figurave opozitare që të bashkëpunojnë dhe të veprojnë në interes të opinionit.

By admini