Kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Nazif Cungu ku uruar rizgjedhjen në postin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama
I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, zotëri Edi Rama, Me lejoni që në emër të partisë politike Forca e Re Demokratike dhe në emrin tim personal, t’ju uroj për zgjedhjen në postin e Kryeministrit dhe të kabinetit Tuaj qeveritar në mandatin e tretë të Republikës së Shqipërisë, fillon urimi.
Populli shqiptarë në Mal të Zi çdoherë ndjekë dhe përcjellë me vëmendje ngjarjet dhe zhvillimet që vijnë nga Shqipëria, të cilat duhet të jenë në shërbim të arritjeve dhe ofrimit të mundësive për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi.
Shfrytëzoj rastin edhe njëherë për t’ju uruar në postin e Kryeministrit të Republikës, duke intensifikuar bashkërendimin për vendime dhe bashkëpunimin për veprime në interes të realizimit çështjeve shqiptare në Mal të Zi.
Mbarësi dhe suksese në realizimin e programit të mandatit Tuaj qeverisës, përfundon urimi i Kryetari të Forcës së Re Demokratike z. Nazif Cungu.