Në spitalin modular ku trajtoheshin të sëmurët me Corona, të mërkurën në mbrëmje ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm. Më shumë se 10 vetë kanë humbur jetën.

Për këtë tragjedi të rëndë në Tetovë deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu ka ngushëlluar familjaret e viktimave.

Më poshtë mund të lexoni mesazhin e Nimanbegut

Të prekur thellë nga tragjedia që ndodhi në spitalin e Tetovës mbremë.
Solidarizohemi me dhimbjen e familijarve me humbjen e të aferve të tye dhe shprehim ngushllimet tona të sinqerta.
Mesazhe te ngushllimit ia dergova kolegut dhe Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kolegeve deputet.

By admini