Podgorica

Pavarësisht faktit se Cetina si vend i fronizimit gjatë historisë ka qenë edhe vend i përçarjeve, manifestimet fetare nuk duhet të keqpërdorën për qëllime politike, ka vlerësuar raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi , Tonino Piculla.

Përdorimi i paarsyeshëm i forcës kundër qytetarëve paqësorë të tubuar, me arsye ka shkaktuar kritika. Edhe pse ditë të tëra para incidentit ka pasur thirrje për procedurë fetare qytetare e paqësore, aktorë të caktuar janë sjellë në mënyrë të pashembullt, duke nxitur edhe më tej tensione, që aq shumë dhe me përkushtim është bërë përpjekje t’i stabilizojnë, ka thënë Piculla.

Në dritën e procesit të bisedimeve për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, për fat të keq, ky është hap mbrapa, ka thënë zyrtari evropian./rtcg/

By admini