Reagimet sportive
Përgatitjet dyjavore në vendet më të mira jashtë Kosovës janë edhe një plus i madh për atletët që të mbledhin energji për garat që i presin në javët e muajit në vazhdim. Atletët e kombëtares së Kosovës janë në përgatitje në Ulqin, kjo duhet vlerësohet e çmohet shumë, sepse aty ngritët edhe forca e atletëve sidomos rritet edhe qëndrueshmëria e shpejtësia.
Përgatitjet speciale janë të domosdoshme sepse vetëm kështu e rrisim nivelin në përgjithësi të atletëve që e përfaqësojnë Kosovën edhe në garat ndërkombëtare. Të gjithë e dimë se jemi para garave të rëndësishme në vend dhe jashtë saj, ndaj përgatitjet në Ulqin do të janë edhe një mundësi e mirë për secilin atletë që është aty të përgatitet profesionalisht, të gjejë formën më të mirë.
Kushtet ideale për stërvitje bëjnë që atletët të janë të relaksuar dhe të punojnë me zell të shtuar, njëkohësisht duke iu falënderuar edhe Federatës së Atletikës së Kosovës, e cila vazhdimisht bënë çmos që të gjejë mundësi më të mira për ne që të jemi sa më shumë në përgatitje./Bota Sot/