Në bazë të informacioneve nga komunikumi i drejtëpërdrejtë me Shtabin e Emergjencave civile të Prefekturës Shkodër, situata aktuale hidrike, dukshem ka shkaktuar ngritjen e nivelit të lumit Buna, e si pasojë paraqet rrezik për përmbytjejen e fshatrave në afërsi të Lumit Buna si Bore, Lisen, Fraskanjel, Shëngjergj, Reç, Shënkoll e Shtoj, kështu mësohet nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit të Ulqinit.
Luten të gjithë banorët e zonave të rrezikuara të marrin të gjitha masat preventive në zbutjen e pasojave të mundshme nga rreshjet e mëdha të shiut pasi që parashikohet që më datat 10, 11 dhe 12 janar do të këtë të rreshura intenzive.
Nga ana tjetër edhe Ndërmarrja Komunale e Ulqinit mësohet për veprimet e ndërmarra në situatën më të re të krijuar.
‘’Jemi dëshmitar që reshjet e shiut këto ditë janë shtuar ku shtohet edhe rrezikshmëria për përmbytjet e zonave të ulta. Si ndërmarrje kemi marrë masat e duhura dhe kemi përgaditur ekipin e gadishmërise i cili do të ndihmojë qytetarët në rast të nevojes.
Sot kemi intervenuar në lagjen e Totoshit nga rreziku i vërshimit të Bratices, poashtu kemi intervenuar edhe në Shtoj. Jemi në përcjellje të gjëndjes në fshatrat në afërsi të lumit Buna ku gjendja vjen e keqësohet‘‘ mësohet nga NP Komunalja e Ulqinit.