Nga Xheladin Zeneli
Duke pasur parasysh nivelin e lartë të infektimeve me Covid-19 që po shfaqet kohëve të fundit në Mal të Zi, len për tu kuptuar se situata pandemike në Mal të Zi ka dalur plotësisht jashtë kontrollit .
Sot Mali i Zi, renditet një nga vendet me numrin më të madh në rajon,me nivelin e të infektuarëve si dhe me numrin e atyre që kanë humbur jetën nga Covid-19 në proporcion me numrin e popullsisë së vet.
Në gjendje tepër alarmuese është Komuna e Ulqinit , me theks të veçantë Ana e Malit , si zona me e prekur për momentin nga kjo pandemi.
Niveli i vdekshmërisë nga pandemia në Komunën e Ulqinit është dyfish më e lartë se sa vdekshmëria në nivel shtetëror!.
Javët që kaluam ishin shumë të vështira dhe tronditëse, posaçërisht për banorët e trevës së Anës së Malit të cilët humbën disa të dashurit e tyre nga pasojat e Covid-19.
Flitet shpeshëherë dhe me plot të drejtë për mospërgjegjësinë qyetare, për injorimin e neglizhimin e fuqisë infektuese dhe për pasojat vdekjeprurëse të virusit i cili si i tillë është mohuar që nga fillimi nga një pjesë e konsiderueshme e banorëve vendas.
Edhe përkundër këshillave dhe udhëzimeve të ekspertëve shëndetsor për tu shmangur evinimenteve dhe tubimeve publike të njerëzve si pjesë e masave preventive të distancimit fizik dhe shoqëror, megjithate në muajin Shtator të këtij vite u organizuan disa dasma apo gëzime familjare në Komunën e Ulqinit ku në secilën prej tyre muarën pjesë me qindra njerëz. Këto dasma , por jo vetëm ato,ndikuan në rritjen dhe shumëfishimin e numrit të infektimeve gjatë muajit Tetor, dhe ndikuan në infektime të reja në popull, ku disa prej tyre përfunduan edhe në mënyrë fatale, pra me humbjen e jetës së një numri të caktuar të qyetarëve tonë .Pra ky është një shembull i hidhur kur gëzimet e dikujt familjare ,u kthyen për dikend tjetër,në funerale.
Por përveç mospërgjegjësisë qyetare, rol tjetër negativ në përhapjen dhe rritjen e nivelit të infektimeve ka pasur dhe gjithënjë vazhdon të kenë,menaxhimi shumë i dobët i kësaj krize shëndetësore që nga nivelet e qeverisë qendrore,
përkatësisht të Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi, deri te organet përkatëse të qeverisjes lokale.
Ju rikujtomë se në fund të muajit Maj, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq e shpalli Malin e Zi , shteti i parë në Europë “pa Covid” (Covid-Free). S’ka dyshim se një vendim i tillë ishte më tepër propagandues dhe kishte për qëllim shpëtimin apo ringjalljen e ekonomisë, posaçërisht ate turistike . Por jo vetëm që dështoi sezoni turistik dhe nuk ndodhi shpëtimi i ekonomisë, por njëkohësisht mungoi plani i përgatitjes për valën e re të pandemisë i cila pothuajse ishte e sigurtë se po vinte.
Gjatë gjithë kësaj kohe të pandemisë qeveria e Malit të Zi muar vendime herë për hapjen e kufijëve e herë për mbylljen e tyre dhe pa një qasje konsistente dhe të qendrueshme për vendosjen e virusit nën kontroll.
Vendimi i qeverisë që zgjedhjet e 30 Gushtit të mbahen në mënyrë tradicionale dhe të zakonshme duke votuar fizikisht në qendra votimi, pa konsideruar votimin nga distanca dhe me postë, u dëshmu si vendim jo vetëm i gabuar por me pasoja të rrezikshme për shëndetin e popullsisë dhe veprim i cili mund të kenë ndikuar në përhapjen e mëtejshme të infektimeve në popull.
Vertetë që egzistojnë masat mbrojtëse shëndetësore për parandalimin apo minimizimin e përhapjes së pandemisë, nga ana e NKT-së, (Trupi koordinues shtetëror për sëmundjet ngjitëse në Mal të Zi),por në shumicën e rasteve ato nuk respektohen dhe nuk zbatohen në praktik, posaçërisht gjatë këtyre dy muajve të fundit.
Nëse nuk merren vendime të menjihershme dhe veprime drastike, duke përfshirë edhe mbylljen e përgjithëshme (“lockdown”), për një kohë të caktuar dhe zbatimi rigoroz i masave preventive nga ana e forcave të rendit publik, ka mundësi që të vijnë deri të një kolaps total të institucioneve shtetrore dhe atyre lokale, ku përfshihet edhe spitali i Tivarit i cili mbulon përkujdesjen shëndetësore edhe të banorëve të Komunës së Ulqinit dhe ku për momentin trajtohen të sëmuarit nga Covid-19.
Mendoj se është imperativ që të mbahet sa më parë një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Ulqinit duke pasur parasysh seriozitetin e situatës dhe domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve në këto kohë të sfidave të mëdha e cila kërkon lidership të guximshëm.
Si fillim do të ishte i nevojshëm formimi i një Këshilli koordinues enkas për përballimin e situatës pandemike me Covid-19 në përbërjen e së cilit të ishin profesionistët medicinal , epidemilog dhe mjekët e tjerë që veprojnë dhe ushtrojnë profesionin e tyre në këtë Komunë.
Qëllimi kryesor i një Këshilli të tillë eventual do të ishte informimi transparent (ditor), edukimi dhe ndërgjegjësimi i banorëve lidhur me rëndësinë jetike e respektimit të masave kundër pandemisë.
Iniciativa e fundit në formë kerkesave nga ana gjashtë Bashkësive Lokale në Anë të Malit për zbatimin rigoroz të masave parandaluese në përhapjen e Covid-19 në këtë trevë, është e qëlluar dhe vjen si rezulltat i mosveprimit të deritashëm të organeve kompetente dhe drejtuese të pushtetit lokal të Komunës së Ulqinit e cila e ka për obligim që në situata të tilla kritike të bëjnë ç’është e mundur në aspektin e mobilizimit e të gjitha resurseve njerëzore e profesionale dhe vendosjen e tyre në shërbim të shpëtimit të jetës së njerëzve në territorin e vet dhe të ballafaqohet me krizën më të madhe shëndetësore të kohës tonë.
20 Nëntor 2020