SHBA/Dy shqiptar në mesin 100 njerëzve më me ndikim në Staten Island – Nju Jork
Nga Beqir SINA – New York
Një nga klerikët më të njohur shqiptaro-amerikanë është përfshirë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në Staten Island (Stejtën Ajllënd), Nju Jork, Imama Tahir Kukaj, së bashku me një mjek të njohur Dr. Brahim Ardoliç – Drejtori Ekzekutiv, i Spitalit Universitar i Staten Island
STATEN ISLAND NY : “City & State” (Shteti dhe Qyteti), e përjavshmja më e rëndësishme politike për jetën e pushtetit lokal në Nju Jork dhe Pensilvenia, për çdo fund viti bënë përzgjedhjen që quhet “Staten Island Power 100” . Një perzgjedhje kjo që ishulloret të njohin zyrtarët e zgjedhur dhe personelin qeveritar, politikan, udhëheqësit e biznesit dhe organizatave jofitimprurëse, akademikët, avokatët, klerikët, zyrtarë të policisë, punonjës të drejtësisë, artistë, sportistë dhe aktivistët, që luajnë role me ndikim në jetën politike dhe publike të bashkisë së Staten Island.
Staten Island Power 100(51-100) rendit për të tretin vit me rradhë si një nga njerëzit më të fuqishëm të Qytetit Staten Island – New York.
Një nga klerikët më të njohur shqiptaro-amerikanë është përfshirë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në Staten Island (Stejtën Ajllënd), Nju Jork, Imama Tahir Kukaj, së bashku me një mjek të njohur Dr. Brahim Ardoliç – Drejtori Ekzekutiv, i Spitalit Universitar i Staten Island.
Ndikimi i shqiptaro-amerikanëve në jetën e Nju Jorkut, është rritur shumë, sidomos, në dy-tre dekadat e fundit, dhe ky tani nuk mund të jetë rasti i parë që një prej tyre është përfshirë në listat e njerëzve më me pushtet.
Këtë vit është edhe një emër tjetër, i një shqiptari që mban edhe postin e lart të njërit prej spitaleve më të mëdhenjë të Staten Island, i cili është Dr. Brahim Ardoliç – Drejtori Ekzekutiv, i Spitalit Universitar i Staten Island
Dr. Brahim Ardolic, është në grupin e ekspertëve, mbikëqyrsë të Spitalit Universitar në Staten Island ndaj pandemisë së koronavirusit Covid -19. Ai si drejtues i lart,shquhet duke zgjeruar kapacitetin e spitalit me 50% dhe trefishuar shtretërit e kujdesit intensiv brenda vetëm disa javësh.
Guvernatori Andrew Cuomo, dha urdhërin për heqjen e kufizimeve të vizitave në spital në qershor dhe SIUH instaloi skaner termik për vizitorët dhe punonjësit në gusht.
Ardolic po ashtu po mbikëqyr gjithashtu ndërtimin e një strukture urgjente pediatrike prej 3 milion dollarësh në Prince’s Bay dhe një termocentrali të ri në kampusin Ocean Breeze të spitalit.
Dr. Brahim Ardoliç – Drejtori Ekzekutiv, i Spitalit Universitar i Staten Island, u rendit i 5-ti, në listen e 100 personaliteteve më të fuqishme “Staten Island Power 100” për vitin 2020, nga “City & State” (Shteti dhe Qyteti), nga e përjavshmja më e rëndësishme politike për jetën e pushtetit lokal në Nju Jork dhe Pensilvenia .
Imam Tahir Kukaj, këtë vit i treti në rradhë, u rendit i 91-ti në listën e 100 personaliteteve, të përgatitur nga “City & State” (Shteti dhe Qyteti), e përjavshmja më e rëndësishme politike për jetën e pushtetit lokal në Nju Jork dhe Pensilvenia.
Me konkuzionin : Tahir Kukaj ka gjetur thirrjen e tij të jetës në inkurajimin e besimeve të ndryshme për të punuar së bashku, si dhe edukimin e shqiptarve dhe amerikanëve, mysliman me Islamin.
Ai do ta ketë atë mundësi edhe për një mandate tjetër pasi ish-komisioneri i policisë James O’Neill e emëroi atë klerikun më të ri të policisë myslimane të qytetit shtatorin e kaluar(Shtator 2019).
Imami i njohur shqiptar, në Staten Island, nën/kryetar i Qendrës Shqiptare e Islamike të Kulturës,ë në Staten Island, Tahir Kukaj në 24 qershor 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut, ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin. Detyrë të cilën ai e mban edhe sot.
“Imam Tahir Kukaj, i cili u betua dje si kapelani ynë i ri musliman në NYPD me betimin e dhënë nga Shefi i Personelit William Morris, ka qenë gjithmonë aktiv dhe mbështetës edhe para titullit të tij zyrtar,” njoftoi në faqen e saj Shoqata e Oficerve të Policisëve Musliman në Nju Jork.
Kleriku injohur nga Qendra Shqiptare e Islamike të Kulturës,ë në Staten Island ka shërbyer në Këshillin Këshillimor Mysliman të departamentit të Qytetit, në organizimin e komuniteit mysliman të kësaj qendre, ai ndau pako me ushqime për të dërguar mish hallall dhe asortimente të tjera ushqimore, jo vetëm qytetarve në Staten Island, por edhe në Stacionin e Policisë në Stapleton dhe shprehu solidaritet me demonstruesit e George Floyd.
Imami Kukaj është rritur si figurë bashkë me suksesin e Qendrës Shqiptare e Islamike të Kulturës,ë në Staten Island, ku ka marrë jetë një shkollë e mirë për fëmijët, një qendër e rëndësishme komunitare dhe një xhami për besimtarët myslimanë, kryesisht shqiptarë po edhe të kombësive të tjera.
Mirëpo, përveç kësaj, kleriku i njohur shqiptar ka një veprimtari gati dy dekadash të bashkëpunimit ndërfetar. Në 11 shtator 2011, pata rastin ta ndjek personalisht, kur në Sinagogën e Parkut Lindor, nga më të njohurat në Manhattan, bashkë me Rabain e shquar Arthur Shnajer mbajtën një meshë ndërfetare me rastin e 10-vjetorit të sulmit terrorist mbi Kullat Binjake.