Komuna e Ulqinit po kalon momente dramatike si pasojë e gjendjes epidemiologjie shkaktuar nga koronavirusi. Lajmërimet për vdekje për çdo ditë janë të shumta duke bërë që gjendja e përgjithshme në qytet të jetë e zymtë.

Numri i vdekjeve në komunën tonë shprehur në përqindje është shumë i lartë dhe krahasuar me nivelin e shtetit është më shumë se dy herë më i lartë, shkruan Ulqini Online.

Këto shifra të larta për qytetin e Ulqinit dhe vdekjet të ndodhura kryesisht në spitalin e Tivarit ka bërë që një numër i madh i qytetarëve kanë frigë të paraqiten te mjeku.  Qendrimi në shtëpi, qoftë edhe një ditë në rastet kur keni simptoma, mund të jetë fatal. Prandaj, qytetarët duhet ta dinë se e vetmja mënyrë për tu shëruar nga ky virus i pabesë është është që me simptomat e parë të lajmërohen mënjeherë për mjekim te mjeku, kështu këshillojnë specialistët nga fusha e mjekësisë.

Ruane vehten dhe të tjerët, në asnjë mënyrë qendrim të shtepia me simptoma por menjëherë të mjeku.

By admini