Pjestarë të Policisë komunale të Ulqinit

Policia komunale e Ulqinit nga neser, dita e merkurrë, do të zbarkojë në fshatrat e Anës së Malit. Kështu mësohet nga i pari i Policisë komunale z. Milazim Mustafa i cili tregon se pjestarët e kësaj policie do të mbikqyrin dhe do të ndihmojnë për tejkalimin e situatës në këtë zonë.

Pjestarët e policisë në këtë aksion për çdo ditë në vijim do të shikojnë mbajtjen e distancës fizike në mes njerëzve, mosecjen ne grupe, mbajtjen e maskave por edhe sipas nevojë do të ndihmojnë sa është e mundur popullatën vendase, shkruan Ulqini Online.

Z. Mustafa në fund apelon që popullata të respektojë masat e për mbrojtjen e shëndetit dhe të gjithë personat dhe familjet e infektuara të rrinë në shtëpitë e tyre në mënyrë që të ruhet pjesa tjetër e popullatës.

By admini