Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të situatës epidemiologjike, në 14 ditët e ardhshme do të aplikohen masa më të rrepta në Podgoricë, Cetinë, Budva dhe Ulqin, kështu njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi. Sot, këto komuna janë zhvendosur në grupin tre, çka dë të thotë se shkollat dhe objektet hotelierike do të mbyllen përsëri, shkruan Ulqini Online.
Kështu në këto komuna do të janë të ndaluara tubimet në objektet e banimit për personat që nuk janë anëtarë të një familjeje.
Zbatimi i masave të reja do të fillojë të premten me 6 nëntor, në mesnatë, dhe zbatimi i tyre nuk duhet të jetë më i shkurtër se 14 ditë.