Me keqardhje të thellë po e përcjellim situatën tejet të rëndë të krijuar nga sulmi terrorist i cili ka ndodhur në Vjenë të Austrisë dhe e dënojmë ashpër këtë krim të panjerzishëm që ka rezultuar me humbjen e jetëve të njerërzve të pafajshëm. Shprehim ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave, qeverise austiake si dhe Ambasadores së Austrisë në Mal të Zi, Dr. Anna Jankoviq, thuhet në një kumtesë të Shërbimit për media të Forcës së Re Demokratike.
Poashtu na shqetëson fakti se një akt i tillë vjen nga një i ri 20 vjeçar me supozim se mund të jetë ekstremizëm fetar, dhe kjo duhet të jetë tejet shqetësuese dhe brengosëse për shoqërinë demokratike të cilën po mundohemi ta krijojmë.
Dënojmë ashpër çdo akt të tillë terrorist i cili duhet luftuar deri në çrrenjosje totale dhe në këto moment të vështira për shtetin e Austrisë, apelojmë për solidarizim global dhe ruajtje të vlerave të shoqërisë demokratike, e mbi të gjitha ruajtjen e vlerave njerëzore.